Kur lind një fëmijë, jeta dhe vetë ata që bëhen prindër, nuk janë më të njëjtët.
Nuk ndodh ndryshe për këngëtarin që prej prillit të kaluar është bërë baba i një vajze, Estias. Ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Bela” dhe në një intervistë për revistën Who ka folur edhe për ndikimin që ka e bija edhe në art. “Ka ndikuar si jo dhe natyrisht ashtu siç është vajza ime frymëzim për mua, ashtu është çdo fëmijë për prindërit e vet kudo në botë”, shprehet Stine. Dhe megjithëse i angazhuar në projekte muzikore ai i ka qëndruar pranë së bijës në maksimumin e mundshëm gjatë muajve të parë të jetës.
“Mendoj dhe shpresoj që jam një baba i mirë, deri tani të paktën. Por në fakt koha s’ka qenë edhe shumë në favorin tim, sepse kemi pasur shumë punë. Megjithatë sa herë gjej mundësinë edhe hapësirën më të vogël të shkëputem mundohem të jem afër saj se më jep qetësi, kënaqësi, më çlodh, është gjithçka për mua”, ka thënë ai për revistën Who.
Dhe nëse pyesni veten nëse një baba si Stine e lan apo e ushqen fëmijën, përgjigjja është pozitive.
“Po, si jo, me kënaqësi sa herë më jepet mundësia. Megjithëse nuk është se më bie shumë mua kjo pjesë, por edhe kur ka qenë rasti e kam bërë me kënaqësi edhe do vazhdoj ta bëj”, ka thënë ai.
Stine ka folur gjithashtu për emrin e së bijës. Edhe pse kishin vendosur që emrin do ia vendoste ai, Graciela nuk i la radhë. Ajo ia vendosi emrin së bijës që kur ishte 3 muajshe shtatzënë dhe, si thotë Stine, kur vajza u lind, tashmë ai ishte mësuar me emrin Estia sepse partnerja e thërriste ashtu prej gjashtë muajsh.
Kjo është kënga e parë që Stine nxjerr pas tre vitesh dhe ka thënë që Bela është krijuar në të njëjtën kohë me “Çifti simpatik” që pati shumë sukses./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...