Google ADS

Stilistja Westwood tregon pse duhet të lahemi një herë në javë

11:01 | 3 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Stilistja e modës Viviene Westwood ka zbuluar se larja një herë në javë është sekreti i rinisë së përjetshme.

Duke folur pas shfaqjes Vivienne Westwood Pranverë / Verë 2018 gjatë Javës së Modës në Parisit, 76-vjeçarja këshilloi femrat që mos të lahen shpesh, transmeton portali arbresh.info

Burri i saj, Kornthaler, 51 vjeç, ndërhyri pastaj duke thënë: “Ajo lahet një herë në javë dhe kjo është arsyeja pse duket kaq e ndritshme”.

Kjo është hera e parë që mbretëresha jokonformiste e modës ka folur për zakonet e saj.

Ajo ka shtuar gjithashtu se vendimi për t’u bërë vegjetariane nuk ishte vetëm për shkak se industria e mishit është ‘ndotësi më i keq i planetit’, por edhe për arsyen se ‘mishi harxhon shumicën e lëngjëve në trup’.

Duke kritikuar modën e disponueshme dhe zakonet e konsumit për blerjen e sasisë mbi cilësinë, ajo më herët tha: “Të gjithë duken si kloun dhe njerëzit e vetëm që bijnë në sy janë ata të moshës sime”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme