Google ADS

Stili i çuditshëm i të dashurit të Duas, mbathi njërën këpucë ndryshe e tjetrën ndryshe

12:43 | 12 Tetor 2019
A. B.

Çifti më i ri Anwar dhe Dua ishin prezent në ditëlindjen e 23-të të motrës së dytë të familjes Bella Hadid të enjten mbrëma.

Por, Anwar Hadid dukej sikur ishte ende ishte i ndikuar nga festa ku qëndruan deri në orët e vona, sepse befasoi me pamjen teksa u pa në fshatin Lindor të New York-ut duke veshur të njëjtën veshje dhe një palë këpucë të papërshtatshme njëren të zezë e njërën të bardhë, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

Anwar kishte veshur një pallto me ngjyrat blu dhe të kuqe dhe pantallona blu të gjera. E Dua dukej magjepsëse dhe me mendje të kthjellët, nga festa e madhe e ditëlinjes së kunatës.

Ylli i hitit “New Rules”, kishte veshur një xhaketë rozë, kombinuar me pantallona të zinj.

Për të kompletuar pamjen e saj, Dua kishte vënë një palë syze, ndërsa i kishte lidhur flokët e saj të cilat e bënin të dukej edhe më tërheqëse. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme