Këngëtari i njohur amerikan, Stevie Wonder, është duke planifikuar që të shkojë të jetojë në Ghana.
Ylli fitues i çmimeve Grammy e tha këtë në një intervistë me Oprah Winfrey, duke shpjeguar arsyen e tij për të qenë larg trazirave politike në SHBA dhe larg racizmit që po vazhdon të rritet kohëve të fundit, transmeton portal arbresh.info
“Unë dua ta shoh këtë komb përsëri duke buzëqeshur. Përpara se të nisem në Ghana, unë mendoj të bëj një këngë, sepse e dua këtë komb”, tha ai.
“Unë nuk dua të shoh nipërit dhe mbesat e mia të thonë: Ju lutem na repsketoni sepse edhe ne kemi vlerë”, shtoi ai, duke aluduar te racizmi që është rritur kohëve të fundit.
Wonder njihet për këngën e tij “I just called to say I love you” dhe është 25 herë fitues i Çmimit Grammy dhe Lajmëtar i Paqes në OKB./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...