Sylvester Stallone ka bërë një shou real televiziv sikurse ai i klanit Kardashian/Jenner.
Premiera e spektaklit “The Family Stallone” është të enjten në platformën e transmetimit Paramount+.
Aktori i njohur ka futur kamerat në shtëpinë e tij dhe ata kanë ndjekur rutinën e tyre të përditshme dhe të gjitha ngjarjet brenda familjes Stallone.
Në shfaqje, ylli hollivudian e kalon pjesën më të madhe të kohës me vajzat e tij, Sophia (26), Sistine (24) dhe Scarlet (20), të cilave vazhdimisht u jep leksione për dashurinë.
Stallone ka theksuar gjithashtu se në programin e tyre pa skenar, fansat do ta shohin atë duke ndihmuar vajzat e tij të lundrojnë në jetën e tyre romantike dhe të merren me ndarjet.
Sistine ka komentuar krahasimin e emisionit të tyre me Kardashianet: “Ato e kanë bërë shumë unike. Nuk do të kishte kuptim t’i kopjonim”. Aktori është pajtuar me vajzën e tij duke thënë se në vend të kësaj, janë të përqendruar te vërtetësia.
“I dua vajzat e mia, e dua gruan time; dhe doja ta ndaja këtë. Është diçka që mendoj se është argëtuese”, ka sqaruar aktori.
Familja Stallone sqaroi gjithashtu se emisioni i tyre do të jetë më shumë një dokumentar sesa një serial real televiziv. Ata synojnë të jenë plotësisht të hapur dhe të ndershëm kur vendosin jetën e tyre në kamera. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...