Një modele tërheqëse e cila besohet të jetë nga Dubai, ka arritur kulmin e famës për shkak të ngjashmërisë së saj me yllin e njohur televiziv Kim Kardashian.
Madje Huda Kattan, e cila dhe është themeluese e linjës së bukurisë Huda Beauty, ka bërë të ditur se shpenzon më shumë se 4 mijë dollarë në muaj për grimin, transmeton Klan Kosova.
“Unë mund të shpenzoj një minimum prej $ 4,000 (3418.37Euro) në muaj në kozmetikë. Njerëzit habiten sepse janë të tillë, ‘pse ende i bleni ato produkte?’ ‘ është shprehur Huda.
Ka kaq shumë marka të grimit si Doza e Ngjyrave, Morphe dhe Lime Crime që Huda ka pohuar se i pëlqen për ti blerë, duke pranuar çdo herë se shpenzon kaq shumë për produkte të bukurisë.
Sozia e Kim Kardashian, po ashtu ka shtuar se shumë nga produktet e bukurisë që ajo i do, ende nuk janë në dispozicion në Dubai, prandaj sa herë që udhëton në Amerikë, ajo siguron rezerva të tyre.
“Unë u largova nga L.A. me tre çanta të mbushura me produkte kozmetike dhe flokësh’’, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...