Rona Nishliu po bëhet sërish nënë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, sot e ka festuar ditëlindjen.
Ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa, të cilët i ka falënderuar njëzëri me një lajm të mrekullueshëm.
Rona me ndjekësit ndau lajmin se derisa po mban në duar vajzën e saj Noan, një fëmijë tjetër po rritet brenda saj.
“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë ”, shkruan Rona plot emocione pranë fotos së postuar.
https://www.instagram.com/p/CEUcxqNF5DM/?utm_source=ig_embed
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut