Sopranoja kosovare befasohet nga ish-ambasadori britanik në Kosovë

21:25 | 6 Mars 2019
A. B.

Elbenita Kajtazi, sopranoja e njohur nga Kosova, në shfaqjen e saj të fundit të veprës “Le Nozze di Figaro”, pati dy mysafirë të veçantë.

Atë në Hamburg shkoi ta shikoi ish-ambasadori britanik në Kosovë, David Blunt me bashkëshorten e tij.

Kjo gjë e ka befasuar sopranon, madje ajo është ndjerë falenderuese për këtë, duke ndarë edhe një shkrim për këtë takim.

Ja çfarë shkruan Elbenita në statusin e saj në rrjetin social Facebook:

E veçanta e shfaqjes së fundit të “Le Nozze di Figaro” ishte ardhja e të nderuarit ish-ambasadorit të Anglisë në Kosovë David Blunt dhe bashkëshortes së tij Geirid. Zoti Blunt më kishte shkruar mesazh para disa ditësh ku shkruante gjithçka rreth punës së tij dhe dashurinë që ka për Kosovën. Ai kishte punuar për dy vite në Kosovë, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë dhe është ambasadori i parë anglez në Kosovë. Poashtu, si fasionant i madh i operës ai tash këndon edhe në kore të operave dhe më tregoi se ka marrë pjesë në shumë shfaqje (një ndër to edhe La Traviata e Verdit). Së bashku me gruan e tij të dashur më kishin njohur që nga garat e “Glyndebourne” dhe ishin shumë të interesuar të më dëgjonin në rolin e Susannes. Ndjehem shumë e nderuar që kanë ardhur në Hamburg vetëm e vetëm për të më njohur mua dhe për të përcjellë performancën time. Jam shumë e lumtur që njoha njerëz kaq të sinqert e zemërmirë të cilët piksëpari e vlersojnë artin dhe e duan kaq shumë Kosovën dhe shqiptarët.

Faleminderit shumë i nderuar David Blunt, shihemi prap së shpejti në shfaqjet e rradhës…

 

Të ngjashme