Në këtë kohë pandemie, për të mos munguar shfaqjet teatrale është vendosur që ato të mbahen në formatin livestream.
Edhe sonte në orën 20:00 pritet të mbahet shfaqja “Lufta në kohën e dashurisë”.
Ky është postimi i plotë që e ka bërë Teatri Dodona, në faqen zyrtare në Facebook:
Sonte, nga ora 20:00, në formatin livestream jepet shfaqja e Qendrës Multimedia “Lufta në kohën e dashurisë”, nga Jeton Neziraj, regjia: Blerta Neziraj, me aktorët: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu, Molikë Maxhuni.
Në shfaqje, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar. 28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.
Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia, në vitin 2015. Nga ajo kohë, është shfaqur me sukses, vec në Kosovë, edhe në Itali, Maqedoni e Serbi.
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...