Sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2017”.
Këngëtarja Lindita Halimi u ngjit në skenë të martën, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën “World”, mirëpo edhe përkundër performancës së shkëlqyer, ajo nuk arriti të kualifikohet në finale.
Në natën e sotme, do të garojnë plot 19 shtete, ndërsa nga Ballkani sonte konkurrojnë: Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Rumnia.
Edhe Rusia prezantohet sonte në gjysmëfinalen e dytë me këngëtaren e hendikepuar Julia Samoilova, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të lejohet të jetë prezente në festival, apo do të këndojë përmes lidhjes satelitore.
Këto janë shtetet që do të mund t’i ndiqni natën e sotme në konkurrim, bashkë me këngët përfaqësuese të tyre:
1. Tijana Bogićević – In Too Deep (Serbia)
2. Nathan Trent – Running On Air (Austria)
3. Julia Samoylova – Flame Is Burning (Rusia)
4. Jana Burčeska – Dance Alone (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë)
5. Claudia Faniello – Breathlessly (Malta)
6. Ilinca ft. Alex Florea – Yodel It! (Rumania)
7. OG3NE – Lights And Shadows (Holanda)
8. Joci Pápai – Origo (Hungaria)
9. Anja – Where I Am (Danimarka)
10. Brendan Murray – Dying To Try (Irlanda)
11. Valentina Monetta and Jimmie Wilson – Spirit Of The Night (San Marino)
12. Jacques Houdek – My Friend (Kroacia)
13. JOWST – Grab The Moment (Norvegjia)
14. Timebelle – Apollo (Zvicra)
15. Naviband – Story Of My Life (Bjellorusia)
16. Kristian Kostov – Beautiful Mess (Bullgaria)
17. Fusedmarc – Rain Of Revolution (Lituania)
18. Koit Toome and Laura – Verona (Estonia)
19. IMRI – I Feel Alive (Izraeli)
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...