Sonte lexohet zarfi i zi, lidhur me situatën mes Rikes dhe Eglës

14:47 | 16 Mars 2024
K.B

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania ka ardhur ditë më parë një zarf i zi, i cili do të lexohet sonte.

Arsyeja e ardhjes së këtij zarfi është debati që kishte Egla dhe Rikja ku për pak sa nuk u konfrontuan në sulm fizik.

Kjo nuk është hera e parë që në atë shtëpi thyhen rregullat.

Nuk ka shumë që banorja Sara Gjordeni u përjashtua për shkak se theu një nga rregullat kryesore të këtij formati.

Mbetët për tu parë se cili do të jetë vendimi i Vëllait të Madh lidhur me këtë situatë, e cila është komentuar shumë në media./Arbresh.info/

Të ngjashme