Sonte finalja e Eurovisionit, Albina dhe Familja Kelmendi këndojnë të 10-tët

11:41 | 13 Maj 2023
K.B

Sonte është finalja e madhe e Eurovisionit, i cili po mbahet në Liverpool.

Shqipërinë e përfaqëson këngëtarja nga Peja Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”.

Kënga e tyre mbanë numrin 10, ndërsa për herë të parë këtë vit po votohet edhe nga Kosova dhe gjithë bota.

Për të gjithë ata që duan ta mbështesin këngën e Shqipërisë për tu ngjitur sa më lartë në finale, mund të votojnë online në www.esc.vote

Kujtojmë se në gjysmëfinale Shqipëria u kualifikua e para./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm