Sonte është finalja e ‘Dancing With The Stars’.
Emocionet e finales së madhe do t’i përjetojnë vetëm katër prej çifteve.
Fifi dhe Graciano, Arnita dhe Eni, Enxhi dhe Silvi, Sardi dhe Ensa, janë çiftet që do të garojnë në mes vete për të fituar çmimin e madh, prej 50.000 eurosh.
Një tjetër surprizë do të jetë edhe performanca e këngëtarit Yll Limani, i cili do të interpretoj disa prej hiteve të tij.
Ndërsa vlen të përmendet se edhe ky seozon ishte shumë i zhurmshëm, duke nisur nga debatet e shumta mes Olta Gixharit si pjesë e jurisë dhe Ronaldo Sharkes si konkurrent.
Debatet mes tyre shpesh ishin me tone të larta, ndërsa Ronaldo shprehet se ndjehej i bullizuar nga Olta përshkak të peshës.
Një debat tjetër që u përfol shumë është edhe ky i fundmi mjes Fifit dhe Xhulit.
Pak ditë pas eleminimit, Xhuli ishte shprehur se kësaj here do e fitojë Fifi përshkak të historisë që ka me televizionin Top Chanel.
Ndërsa një reagim i ashpër ka ardhur nga ana e Fifit, e cila për rrugëtimin e Xhulit tha se u eleminua pasi më shumë i dha gojës se sa këmbëve.
Çifti fitues i vitit të kaluar ishin Sara Hoxha dhe Luixhino./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër