Soni Malaj flet për marrëdhënien me vjehrrën

00:31 | 24 Prill 2018
Trina Galanxhi

Është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë nxjerr këngë të reja apo ka një projekt për t’ua prezantuar fansave të saj, por nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe për jetën e saj private.

Pas divorcit me balerinin italian, Soni u vu sërish në qendër të mediave rozë për romancën me Klevin, partnerin e ri që ajo nuk e mbajti gjatë të fshehur nga publiku. Tashmë që marrëdhënia e tyre është konsoliduar, Soni edhe në daljet publike flet pa doreza për raportin me të, por edhe me familjen e tij.

Sonte, këngëtarja nuk ka shpëtuar paq as nga fëmijët e Piter Panit, nga të cilët u vu disa herë në siklet, edhe pse i kaloi me shumë sportivitet pyetjet e tyre.

Kureshtja që publikun e shoqëron gjithmonë për personazhet e njohur është edhe raporti vjehrrë – nuse, kështu edhe Soni s’mund të bënte përjashtim nga kjo pjesë: “Si shkon me vjehrrën?” ishte pyetja e drejtpërdrejtë për të që iu bë nga fëmijët dhe përgjigjja e këngëtares, me siguri, i ka pëlqyer shumë edhe vjehrrës së saj: “Është fat i madh kur ke prindër të mirë, por kur ke edhe një vjehrrë të mirë, është fat edhe më i madh. Unë kam një vjehrrë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur… “ – tha këngëtarja.

Dhe, duke zbuluar më tej për raportin me Klevin, Soni rrëfeu se unazën në gisht e ka marrë, kështu që edhe martesa zyrtare mund të jetë afër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme