Ditën e djeshme portali Xing.al i cili administrohet nga moderatori i njohur Ermal Mamaqi kishte bërë një artikull mbi historitë e dashurisë të këngëtares Soni Malaj.
Ka qenë pikërisht ky lajm pikënisja e një qejfmbetjeje mes dy miqsh të vjetër si Ermali dhe Soni.
Këngëtares duket se nuk i ka pëlqyer shumë fakti që portali shkruante se Soni i “braktiste” të dashurit e saj.
Në artikull përmendeshin dy nga marrëdhëniet që Soni ka patur me personazhe të njohur të ekranit, Flori Mumajesi dhe balerini italian Mirko me të cilin këngëtarja ka edhe një vajzë.
Pak minuta më parë Soni ka reaguar për herë të parë duke postuar në Instagram-in e saj një foto të Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës bashkangjitur të cilës ka shkruar:
“Lajm i ditës: Ndahet Ermal Mamaqi nga Ami. Ajo e kap me një vajzë tjetër.”
Duket se Soni nuk është ndjerë mirë që miku i saj të shkruajë për jetën e saj private dhe të krijojë lajme mbi historitë e saj të dashurisë.
Nëse ky portal quan lajmin e ditës ndarjet e Sonit, atëherë për të lajmi do të ishte nëse dhe Ermali do të ndahej nga Ami.
Epo kësaj i thonë “të hahesh dhëmbë për dhëmbë”.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...