Snoop Dogg ka rrëfyer se nuk ka votuar asnjëherë në zgjedhje më parë, pasi besonte që dosja kriminale e tij do të thoshte që nuk i lejohej.
Megjithatë, reperi i hitit “Drop it Like It’s Hot” tani dëshiron t’i drejtohet kutive të votimeve për herë të parë në nëntor, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë një paraqitjeje në Real 93.3’s Big Boy’s Neighbourhood, Snopp i cili është dënuar për posedim të drogës dhe armës më 1990, e më pas më 2007 sërish me drogë, tha se atij i ishte shpëlarë truri duke menduar se “nuk mund të votoni sepse keni një precedent penal”.
“Unë nuk e dija këtë. Procesverbali im u shua, kështu që tani mund të votoj ”- shpjegoi 48-vjeçari.
“Unë kurrë nuk kam votuar asnjë ditë në jetën time, por këtë vit mendoj se do të dal dhe të votoj sepse nuk mund të qëndroj ta shoh këtë njeri pavlerë në detyrë edhe një vit”, tha ai lidhur me Donald Trump dhe betejën e tij kundër kandidatit demokrat Joe Biden për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.
Snoop tha se do t’i inkurajonte tifozët e tij të votojnë në nëntor duke udhëhequr me shembull./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...