Por ja që Snoop Dogg ka një karrierë në kuzhinë. Tani sapo ka botuar një libër recetash, të titulluar “From Crook to Cook”, (Nga mashtrues, në kuzhinier), transmeton tch.
Snoop thotë që kur dredh hashash, rrokullisja e fletëve të cigares e ka bërë mjeshtër për të rrokullisur e për të mbushur sushi. Po ashtu, ka dhe shumë receta sallatash jeshile. Siç thotë dhe ai vetë: “Të gjelbrat duhet edhe t’i hash, jo vetëm t’i tymosësh”.
Në këtë libër, Snoop tregon historinë e karrierës tij në botën e kulinarisë, e cila ka nisur në vitet ’90, kur punonte në një dyqan McDonaldsi, e deri në ditët e sotme, kur miqësia me kuzhinieren e famshme amerikane e ka bërë të piqet edhe më shumë.
Në fakt, Snoop ka bashkëpunuar me Martha Steëart që në vitin 2008 dhe përveç gatimeve ka bërë edhe shumë kokteje. Marta Stewart ka thënë që ata ndajnë shumë ide të përbashkëta në lidhje me koktejet. “I vetmi ndryshim”, thotë Marta duke shkelur syrin, “është që pasi e ka tepruar me pijen, ajo preferon të flejë e të qetësohet, ndërsa Snoop ka mënyra të tjera”.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën