Reperi i njohur Skivi ka qenë së fundmi i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të emisionit “Prive”.
Ai i është përgjigjur shumë pyetjeve në lidhje me jetën e tij personale dhe profesionale.
Ndër të tjerash ai ka treguar arsyen se pse është tërhequr kohëve të fundit nga muzika.
“Pak pandemia, pak çështje personale edhe pak ndoshta ai luksi që e kemi një bagazh të madh edhe nuk kemi aq nevojë t’i japim zor”, ka thënë Skivi.
Ai e ka vazhduar bisedën më tutje, duke thënë se e ka menduar edhe largimin nga muzika në një të ardhme të afërt.
“Të them të drejtën e kam menduar të shkëputem sa më shpejt. Më ka shkuar në mendje vitin e kaluar, por ndoshta mund të shtyhet ky plan për disa vite të shkurtra sepse kam qejf sa më shpejt të tërhiqem edhe ta lërë sa më mirë këtë punë dhe të merrem me punë të tjera”, tha reperi emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala.
Skivi e nisi karrierën muzikore si pjesëtar i grupit Skillz, teksa më vonë iu bashkua label-it Babastars, teksa viteve të fundit e ka zhvilluar karrierën e tij më shumë si solo rep-artist. /Telegrafi/
Shqipëri–Kosovë, mbledhja në Prishtinë e dy Kuvendeve, publi...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...