Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, festoi sot ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kanë fund.
E gjitha dita për këngëtarin ka qenë e mbushur me urime nga mijëra fansat e tij. Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale kanë qenë aq të shumta, sa ai ka arritur të thyejë një rekord në “Twitter”.
Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.
Megjithatë, dhuratën më të veçantë, Luiz Ejlli e mori nga partnerja e tij, Kiara Tito. Sapo akrepat shënuan, 00:00, moderatorja e mori bashkëshortin e saj në një ambient romantik dhe me trëndafila të kuq dhe i uroi 38-vjetorin./tch
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...