Google ADS

Skandaloze, Produksioni i BBVK mbyll sytë dhe veshët ndaj promovimit të dhunës nga Edona

15:13 | 25 Janar 2024
K.B

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Edona James gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip Kosova ka skandalizuar shpeshherë publikun me deklaratat e saja.

Së fundmi në një bisedë me çiftin Adri- Iliriana ajo tregon hapur se si e ka rrahur me fshesë burrin e saj.

“Më thoshte ‘ti nuk di. Ti vetëm di t’i hapësh këmbët dhe më shumë nuk di’. Kam qenë duke fshirë shtëpinë, dhe i kam hyrë me fshesë, bam e bam e bam e bam, derisa është rrëzuar në tokë, edhe i kam thënë: ‘Po unë di edhe diçka tjetër, edhe këtë e di, me ta thy ty kërrbinën’”, tha ajo.

Ndërsa vlen të përmendet se rregulli kryesorë në BBVK është që të mos promovohet dhuna.

Megjithëse për banoren në fjalë është e disata herë që thyen këtë rregull, dhe disa ditë më parë si dënim Vëllai i Madh i dha asaj si sfidë që të komnplilemtonte banorët, dhe kështu do ta rriste vlerën e çmimit të madh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme