Skandali i P Diddy- Dyshimet për përfshirjen e tij në vdekjen e Tupak dhe Michael Jackson

16:45 | 1 Tetor 2024
R J

Sean “Diddy” Combs, një reper amerikan dhe producent me profil të lartë, kohëve të fundit ka tronditur gjithë botën pas përballjes me një sërë akuzash të rënda lidhur me abuzime seksuale, detyrim dhe krim të organizuar.

Paditë ndaj tij kanë tërhequr vëmendjen globale, jo vetëm për shkak të statusit të tij si një VIP,  por edhe për natyrën e akuzave. Ndërsa, reperi mbron veten në gjykatë, ne shqyrtojmë temat ligjore të këtij rasti dhe mënyrën se si ato pasqyrohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Cilat janë akuzat?

Sean Combs është emëruar në disa paditë për akuzat e përmendura, kryesisht për sulm seksual dhe trafikim njerëzish. Raportohet se Combs supozohet se ka detyruar femrat për të marrë pjesë në festa të mbushura me drogë—të quajtura “freak offs”—ku ndodhi edhe shfrytëzim i mëtejshëm. Këto akuzat shtrihen për disa dekada, me shumë individë që dalin përpara për të pretenduar se kanë qenë viktima të sjelljes së tij abuzive.

Policia gjeti 1000 shishe vaj për fëmijë dhe lubrifikant, së bashku me një pushkë AR-15 me numra serialë të dëmtuar kur bastisën shtëpitë e Sean “Diddy” Combs në Los Angeles dhe Miami Beach, Florida gjashtë muaj më parë, sipas prokurorëve.

Në nëntor 2023, këngëtarja Cassie Ventura, e cila ishte në një lidhje me Combs për më shumë se një dekadë, ngriti një padi duke e akuzuar atë për abuzim të dhunshëm, sulm seksual dhe detyrim për të marrë pjesë në këto “freak-offs.” Akuzat e ngjashme kishte dhe nga gra të tjera, duke çuar në një valë padish. Që nga shtatori 2024, Diddy përballet me paditë civile dhe akuza penale në Neë York për trafikim seksual, krim të organizuar dhe detyrim.

Prokurorët thanë se Diddy joshi gratë, duke u dhënë atyre droga të tilla si ketaminë dhe ekstazi, mbështetje financiare, ose i premtonte për mbështetje në karrierë ose ndonjë marrëdhënie romantike.

P-Diddy më pas përdori regjistrimet e fshehta të akteve seksuale si “kolateral” për të siguruar që gratë do të qëndronin të heshtura dhe ndonjëherë shfaqte armë për të frikësuar viktimat e abuzimit dhe dëshmitarët gjithashtu.

Nëse shpallet fajtor, reperi mund të përballet me një dënim prej 15 vjetësh deri në burgim të përjetshëm. Ekipi i tij ligjor ka mohuar fuqishëm akuzat, duke argumentuar se takimet ishin konsensuale, dhe Diddy së fundmi ka deklaruar se nuk është fajtor në gjykatë.

Alaudimet për përfshirjen e P-Diddy në vdekjen e Michael Jackson dhe Tupac

Ndërkohë, një teori virale në TikTok, ka fituar vëmendje në këngën e artistit J.Cole të vitit 2013 “She Knoës”, duke ndezur diskutime në internet që lidhin tekstin e këngës e vdekjen e Aaliyah, Lisa Lopes dhe Michael Jackson.

Kjo teori supozon se artistët Beyonce, Jay-z dhe Diddy kanë qenë të përfshirë në vdekjen e tre artistëve, ku çka e bën më interesante këtë, është që të tre vdiqën të gjithë në datën 25 të muajve të ndryshëm.

Aaliyah vdiq në një incident ajror më 25 gusht 2001, Lisa Lopes humbi jetën në një aksident me makinë më 25 prill 2002 dhe Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009, nga arresti kardiak.

Reperi Diddy dyshohet se ka gisht në vdekjen e 2Pac, ku sipas Daily Mall, ish-udhëheqësi i bandës së LA, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur-it, më parë pretendoi se Sean ‘Diddy’ Combs i ofroi atij 1 milion dollarë për të vrarë reperin.

Reperi i All eyes on me u qëllua pesë herë gjatë një grabitjeje në Quad Studios në Times Square më 30 nëntor 1994, vetëm dy vjet para se të qëllohej për vdekje në Las Vegas. Në një intervistë me revistën Vibe në prill 1995, Tupac sugjeroi që Diddy e ka organizuar këtë sulm.

Në fillim të këtij viti, reperi Eminem, gjithashtu pretendoi se Diddy ishte i përfshirë në vdekjen e Tupac.

Pavarësisht këtyre rastësive tragjike, asnjë provë nuk mbështet pretendimet konspirative që janë shfaqur në internet. Në internet krijohen zakonisht këto lloj zhurma nga njerëzit veçanërisht në lidhje me figurat e njohura në industrinë e muzikës. /Arbresh.info/Rita Jakupi/

Të ngjashme