Skandali i Big Brother: Banorët në një dhomë të izoluar dhe me celularë në duar (FOTO)

15:41 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Ky edicion i “Big Brother”, duket se do të vazhdojë të sjellë “pakënaqësi” te publiku dhe sidomos pas shmangies së produksionit për të dhënë shpjegime.
Kanë qenë banorë të “Big Brother” që pasi kanë dalë nga shtëpia kanë nxjerrë sekretet dhe skandalet, ku më i përfoluri ka qenë Damiano.

Damiano nxorri gjithashtu edhe “skandalin” që banorët e këtij edicioni njiheshin më parë dhe përmes një fotoje ai tregoi se ata kanë thyer rregullin, ose produksioni ka “mashtruar” në rastin tjetër.

Mirëpo, së fundmi disa foto të tjera janë publikuar, ku banorë të këtij edicioni të “Big Brother” shihen në një dhomë të izoluar dhe me celularë në duar.

Sipas ShqipëriaIme, të izoluar në dhomë janë Olsi, Fiorentina dhe Gerta. A është ky një tregues i qartë që banorët njiheshin dhe më parë me njëri-tjetrin, apo fotot janë realizuar brenda shtëpisë?

Çfarë po ndodh me “Big Brother” në këtë edicion?

10-26_1495976633-7794565

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme