S’kam të dashur, kam defekte, jam e mërzitshme…

00:08 | 12 Maj 2017
Trina Galanxhi

Për të gjithë kureshtarët, Albana Osmani ka treguar njëherë e mirë që ndonëse nuk ka dikë në krah, është e lumtur. Kjo sepse prezantuesja e Top Channel ka zbuluar lumturinë e vërtetë dhe ajo fshihet brenda njeriut.

“Do thoja që jam një njeri me plot defekte, të meta, dobësi, nganjëherë jam dhe shumë e mërzitshme! Për kureshtarët do thoja që s’kam të dashur, por jam e lumtur! Lumturia është së pari te ty! Sepse çelësi qenka të jetosh.”-tregon Osmani në një intervistë për ‘Telegraf’, një fragment të së cilës e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Megjithatë, përpos gjithë të metave të saj, Albana tregon se pavarësisht gjithçkaje, gjithnjë vepron me zemër. Në çdo iniciativë që ndërmerr, përfshirë edhe angazhimin në fushatën ‘Ti je një luledielli’, që tashmë siç moderatorja e “Fun Club” premtoi, do të vijë në një tjetër dimension, atë ndërkombëtar!

fea7bd1b495191dbad83cdf1077d5e8a

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm