Google ADS

Situata e Anës me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit, paralajmëron thirrje telefonike në BBVK

12:22 | 29 Tetor 2024
R J

Raporti i Ana Ejupit me Kevin Edmond bëri bujë spektaklin e natës së kaluar (e hënë).

Kjo pasi dyshja u sqaruan me njëri-tjetrin dhe tha se këngëtari duket se po e bën këtë për lojë.

Ndërkohë që pas gjithë ngjarjes, banores së Big Brother iu kërkua ta linte shtëpinë.

Asaj iu tha që e ëma ka probleme shëndetësore dhe se për këtë familja ka kërkuar që të largohet.

Megjithatë, Ana mori vendim që të qëndrojë në këtë format, duke e dëgjuar veten, gjersa më pas mori edhe një telefonatë nga motra.

Motra e saj ia bëri me dije se familja nuk janë të pajtimit për marrëdhënien e krijuar me Kevin.

Pas kësaj, nëna e Kevin ka reaguar në videon e publikuar në faqen kryesore të Big Brother.

Ajo gjithashtu përmes një InstaStory, nëna e Kevinit ka paralajmëruar se do të bëjë një thirrje edhe ajo në këtë format./Arbresh.info/

Të ngjashme