EBU u përgjigj gabimin në votimin e jurisë së Bellorusisë për Eurosong 2019. Është konfirmuar se është bërë gabim gjatë ndarjes së votave dhe sipas rezultatit final, Tamara kalon në vendin e parë vetëm sipas votave të jurisë.
Por kjo nuk ndryshon rezultatin final ku fitoi Holanda sepse ata kanë marrë më shumë vota nga publiku.
Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar edhe pas korigjimit të jurisë, sepse kanë votat e publikut.
“Juria e Bellorusisë është shkarkuar për shkak se i ka zbuluar votat nga gjysmëfinalja e parë, që është në kundërshtim me Eurosong. Me qëllim që të përmbahen në procedurën e votimit, EBU krijoi rezultat të kalkuluar nga rezultatet e vendeve tjera me shabllone të njëjta të votimit që është miratuar nga monitorët”, thuhet në njoftim
Gabimi së pari është zbuluar nga shfrytëzuesit e Twitterit.
Ndërkohë, Shqipëria ka ndërruar vend duke kaluar Serbinë. Kënga “Ktheju tokës” e kënduar Jonida Maliqi u ngjit në renditje duke arritur në vendin 17-të.
Tamara sipas votimit të jurisë, gjatë gjithë kohës mbajti pozitën e parë, por më pas u shtuan edhe votat e publikut dhe ajo zbriti në vendin e 8.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...