Sinan Vllasaliu përkrah Albin Kurtin, “Zoti kryeministër ke me mi fitu të pabesët edhe të pa ditunit!”

17:35 | 20 Mars 2020
A. B.

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, shkruan portali arbresh.info

E së fundi përveç gjendjes me pandeminë COVID-19, në Kosovë është acaruar edhe situata politike që erdhi si rezultat i shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga kryeministri, Albin Kurti.

E kjo e ka bërë të reagoj edhe yllin e muzikës popullore Sinan Vllasaliun. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar hapur përkrahjen ndaj kryeministrit Kurti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sinan Vllasaliu (@sinanvllasaliu) on

“Zoti kryeministër ke me mi fitu të pabesët edhe të pa ditunit!”, ka shkruar këngëtari të shoqëruar me një foto të kryeministrit.

Ndryshe, Sinani është shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme