Google ADS

Sinan Vllasaliu i dedikon këngë Ushtrisë së Kosovës

23:07 | 12 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Vetëm pak orë pasi publikoi baladën e tij më të re me titull “Dreqi e marrtë”, Sinani ka sjell edhe këngën e tij të dytë me titull “Ushtria e Kosovës”, shkruan portali arbresh.info

Muzika dhe teksti i kësaj këngë janë realizuar nga Arsim Bunjaku, gjersa orkestrimin e ka realizuar Florent Boshnjaku.

Sinani përkundër viteve vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në ahengje të ndryshme muzikore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme