Në një ndër mbrëmjet e tensionuara të “Big Brother VIP Albania 3”, producenti dhe prezantuesi i njohur, Silvi Topalli, ka përfunduar aventurën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai u eliminua pas një votimi të ngushtë javor nga publiku, ku ishte në ballafaqim direkt me gazetaren Ledjoan Xheladinaj në nominim.
Silvi, i cili hyri relativisht vonë në shtëpinë e BBVA, ka lënë një shenjë të qartë me qëndrimin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpirtin e tij të lirë.
Ai ra veçanërisht në sy te publiku në spektaklin e së shtunës, kur arriti që të marrë biletën e gatit të konkurrentit Meriton Mjekiqi, falë një sfide ku arriti të shpallet fitueswi.
Pamjet e eliminimit të tij treguan një Silvi të vendosur dhe të qetë, i cili pranoi fatin e tij në lojë me një buzëqeshje dhe falënderoi për përvojën unike që “Big Brother VIP” i ofroi. /Telegrafi/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor