Google ADS

Sia kishte menduar se është zëri i saj kur kishte dëgjuar Rihannan duke kënduar

09:30 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme botërore Sia e kishte shkruar tekstin për këngën “Diamonds” të Rihannas për vetëm 12 minuta.

Rihannas i kishte pëlqyer kënga dhe kishte punuar shumë që të imitoj energjinë e Sia për ta kënduar atë, shkruan Fader, transmeton Arbresh.info.

Producenti norvegjez, Tor Erik Hermansen i cili e njeh historinë e këngës “Diamonds” që ishte shndërruar në një hit botëror, ka thënë se Rihanna ka punuar intensivisht në këtë këngë pasi dëshironte t’i ngjante Sias me zë.

“Mendoj se ajo ka shpenzuar dy ose tri ditë për ta ingjizuar atë këngë, gjë që është e pazakonshme. Ishte shumë e rëndësishme për të që të arrinte në nivelin e Sias dhe këtë e arriti aq mirë sa kjo e fundit mendoi se ishte zëri i saj në këngë”, ka thënë Hermansen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme