Ylli i pop-it, Rihanna u pa në një shëtitje të rrallë me djalin e saj të vogël, teksa shkan për tա darkuar në restorantin “Giorgio Baldi” në Santa Monica.
Riri dukej mahnitëse teksa mbante në krahë djalin e saj 10 muajsh të buzëqeshur, e veshur me një fustan të gjerë mori gjithë vëmendjen e mediave rozë, shkruan arbresh.info
Rihanna i shtoi edhe më shumë shkëlqim dukjes duke vënë një palë syze dielli të zeza dhe taka të zeza.
A$AP kishte veshur ndërkohë një xhup me kapuç lëkure të zezë dhe pantallona të ngjashme.
Ylli i famshëm njoftoi se po pret fëmijën e dytë gjatë një performance në “Super Bowl 2023”.
Lajmi për pritjen e ëmbël e bëri të ditur para një turme të madhe, ndonëse për këtë nuk ishin të njoftuar as familjarët e artistes.
Bukuroshja nga Barbados u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...