Google ADS

“Si më refuzoi babai”: Konkurentja e “Përputhen” rrëfen historinë e trishtë

00:47 | 12 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Në puntatën e sotme të programi “Përputhen 40+”, në Top Channel, u transmetua takimi i Lindës me Ndriçimin.

Gjatë këtij takimi, Linda i hapi zemrën konkurrentit dhe i tregoi historinë e vështirë të jetës së saj.

Ajo u shpreh se është rritur nga prindër të divorcuar dhe se nuk njihet me motrat dhe vëllezërit nga ana e babait, të cilët mesa di ajo janë tre.

“Unë jam rritur nga prindër të divorcuar. Të dy janë martuar sërish pas divorcit, kanë pasur fëmijë nga martesa të tjera. Fëmijët janë miksuar. Nuk kam lidhje me vëllezërit dhe motrat nga ana e babait. Me sa di janë tre. Nga ana e mamit kam një motër dhe një vëlla. Me këta të dy jam rritur”, u shpreh mes emocioneve konkurrentja.

Ndërkohë në studio Linda zbuloi faktin e trishtë se i ati e ka refuzuar që në lindje.

“Babai më ka refuzuar që kur kam lindur. Unë kam insistuar ta takoj a edhe në adoleshencë, edhe Kur isha më e rritur por gjithmonë më ka refuzuar. Vetëm para se të vdiste më kërkoi, shkova dhe i shërbeva ato 2-3 ditë. I shkova dhe në varrim pastaj, e bëra për gjyshen, për xhaxhain dhe hallat, se me njerëzit nga babai jam bërë gjithmonë”, rrëfeu ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme