Britney Spears dëshiron që të ruajë pasurinë dhe asetet e saj në martesën me Sam Asghari.
Të porsamartuarit kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore që siguron se Asghari, 28-vjeçar, nuk do të marrë asnjë nga pasuria miliona dollarëshe e Spears e fituar para datës së dasmës nëse ata divorcohen në të ardhmen.
Ky lajm fillimisht u raportua nga TMZ.
Asghari bëri shaka në Instagram pak pasi çifti njoftoi fejesën e tyre në shtator se i duhej një para-martesë për të mbrojtur gjërat e tij, të cilat padyshim nuk vlejnë aq sa fitimet e yllit të muzikës pop.
Të enjten mbrëma, Spears, 40 vjeçare dhe Asghari i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit para 60 të ftuarve në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles, Kaliforni.
Spears veshi një fustan të personalizuar nga Versace gjatë ceremonisë përpara se të ndërrohej tri herë të tjera gjatë natës.
Ndër të pranishmit përfshinin: Drew Barrymore, Madonna, Paris Hilton dhe Selena Gomez etj.
Kjo është martesa e tretë për bionden pas asaj me Jason Alexander dhe Kevin Federline.
Me këtë të fundit kanë bashkë dy djem: Sean Preston Federline dhe Jayden James Federline. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...