Ermal Meta është një nga këngëtarët më të njohur në Itali.
Ai ka lindur në Fier të Shqipërisë dhe që nga mosha 13 vjeçare jeton në Bari të Italisë, shkruan arbresh.info
Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit Ameba 4.
Më pas në vitin 2009, Meta formoi grupin tjetër ‘La Fame di Camilla’, me të cilët realizoi tre albume.
Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i shkëlqyer.
Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj.
Ai gjithashtu ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti rossi.
Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist ku kënga e tij “Vietato Morire ” u konsiderua si një nga krijimet më të mira me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë në këtë festival ku ai zuri vendin e tretë.
Para dy ditësh, me 10 Shkurt 2018, Ermal Meta triumfoi në skenën e Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali.
Dueti i tij me Fabrizio Moro i titulluar ‘Non mi avete fatto niente’ u rendit i pari pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut.
Me këtë këngë Meta dhe Moro do e përfaqësojnë Italinë në ‘Eurovision’./arbresh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...