Dukesha e Cornwall, Camilla ka vendosur të publikojë një imazh nga dhoma e ndenjes ku shfaqet duke folur në telefon me të moshuarit e prekur nga pandemia e koronavirusit.
Vëmendje të madhe mori edhe sfondi me fotografitë familjare dhe pikturat e Princit Charles, të cilat mund ti shihni në fotogaleri.
Teksa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Skoci, së bashku me Princin Charles, ka dërguar disa mesazhe nëpërmjet telefonatave dhe videove.
Në fotografinë e shpërndarë në Twitter, Shtëpia Clarence tha: “Dukesha e Cornwall po fliste me 90-vjeçaren Betty nga Hampshire për të parë se si po e përballon këtë periudhë të vështirë. Edhe dama Ester Rantznen iu bashkua telefonatës.”
Camilla mban edhe qenin e saj Beth në prehër teksa vijon me telefonatën, të cilën e konsideroi si kënaqësi të madhe.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...