Mund të mos e pëlqesh gjithmonë, mund të të duket herë shumë klasike, herë tradicionale, ashtu si edhe herë moderne e më e guximshme, por asnjëherë nuk mundet t’i kalojë kornizat që Rudina ia ka vënë vetes prej vitesh.
Si edhe në fillimet e saj, është kujdesur që të bëjë televizion me programet dhe përmbajtjen e tyre, ndaj, nëse do t’i gjykosh veshjen, bën gabim që në fillim.
Si një prej personazheve që numëron dekada në ekran, Rudina Magjistari, në vitet e para të karrierës së saj, edhe me vitet e rinisë, ka guxuar më shumë me stilin. Shumë prej atyre që e kujtojnë, mbajnë mend, me siguri, edhe spektaklet në të cilat Rudina guxonte me veshjen.
Sot, pas më shumë se 20-vjetësh nga ky rrugëtim artistik, është e natyrshme që Rudinën, ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur që janë bërë pjesë e ekranit në moshë shumë të re, t’i gjykosh ndryshe, qoftë edhe nga veshja.
Vetë Rudina i ka të rralla postimet virtuale me foto e video nga programet e saj të hershme, por kur kjo ndodh, i gjithë rrjeti shpërthen në komente.
Po këto foto? Është po ajo Rudina që njohim e ndjekim çdo ditë nga ekrani, por shumë vite më parë. Gjatë spektaklit “Maratona e Këngës Popullore” moderatorja përfitonte nga rasti edhe të pozonte para aparatit me veshje krejt të ndryshme nga ato të studios që ka sot.
Fustanet e gjatë, transparentë e paksa provokues, janë vetëm një element i dukshëm në veshjet e Rudinës, por gjithçka duket në përshtatje të plotë me natyrën e programit që prezantonte, madje shpeshherë duke zgjedhur edhe kombinime me veshje tradicionale.
Fotot e papublikuara më parë, të sjella nga “Metropol24” janë bërë sot virale për të rikujtuar imazhin e njërës prej moderatoreve më të dashura të publikut.
Me apo pa analizë, stili i Rudinës, pa dyshim si edhe i shumë moderatoreve të tjera, në kohë dhe në vite ka ndryshuar dhe është rifreskuar.
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...