Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.
Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.
Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.
Ndërkohë që letrat e divorcit janë thuajse gati, mediat e huaja bëjnë të ditur se si do të ndahet pasuria mes tyre.
“Paratë e fituara nga linja e veshjeve dhe prezantimet promovuese do të konsiderohen të ardhurat e saj të ndara dhe unike”, thuhet në kontratën paramartesore. Në këtë mënyrë, Kardashian do të jetë në gjendje të mbajë gjithçka që fitoi nga linja e saj e bukurisë dhe veshjet e modelimit për veten e saj, pavarësisht përdorimit të mbiemrit të partnerit të saj në biznes. Edhe të ardhurat nga reality show i xhiruar me familjen do të donte t’i mbante të gjitha për vete, pavarësisht faktit që West ka marrë pjesë në disa episode. Sidoqoftë, e kundërta është gjithashtu e vërtetë që të ardhurat e fituara nga West mes muzikës, linjës së këpucëve dhe veshjeve do të mbetet pronë e tij. Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse gruaja ka pjesë në biznesin e tij.
Gjithashtu, sipas marrëveshjes para martesore, secili prej të dyve mund të mbajë të gjitha dhuratat e marra. Kardashian do të mbajë unazën e fejesës (vlera: 2 milion dollarë), bizhuteri dhe pajisje shumë të shtrenjta.
Shtëpia me mbi 1300 metra katrorë, dy pishina dhe një vresht është në pronësi të Kanye, por Kim zotëron tokën dhe parcelat aty pranë. Gjetja e një marrëveshjeje që i përshtatet të dyve nuk do të jetë e lehtë. Ferma prej 24 kilometrash katrorë në Wyoming dhe ferma prej 15 milion dollarësh Greybull do të mbeten pronë e reperit.
Përsa i përket fëmijëve, Kim dhe Kanye janë ende në përpjekje për ta zgjidhur kujdestarinë por duke marrë shkas nga bipolariteti i reperit, Kim dëshiron që kujdestaria e fëmijëve t’i mbetet asaj.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja