Google ADS

Si arritën të fshihnin shtatzëninë Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova?

20:44 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova u bënë prindër të binjakëve, Nicholas dhe Lucy, gjatë fundjavës në Miami.

Anna 36 vjeçare dhe Enrique 42 vjeçar arritën të mbajnë të fshehur sekretin e shtatzënisë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Një burim i revistës ‘People’ tregoi më shumë rreth shtatzënisë së Annas.

“Një mik më tha pesë muaj më parë se Anna ishin shtatzënë, por ata e mbajtën shumë të fshehtë”.

Burimi zbuloi gjithashtu se Anna dhe Enrique zakonisht kalonin kohë me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë, duke mos u shfaqur në publik.

Çifti e mirëpritën të birin, Nicholas dhe vajzën e tyre, Lucy, në Miami të shtunën që lam pas./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme