Google ADS

Shyhrete Behluli rrëfen se si babai e kishte zënë në ‘flagrancë’ në fillimet e lidhjes me Lulin

22:45 | 14 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Në një emision televiziv këngëtarja Shyhrete Behluli ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin.

Këngëtarja Shyhrete Behluli, ka treguar si u njoh me Lulin me të cilin u kurorëzua e tani ka edhe pesë fëmijë.

Me plot dashuri në sy, ajo ka rrëfyer një tregim shumë të lezetshëm dashurie, duke treguar se si janë takuar e si e morën vesh familjet e tyre për lidhjen që kanë krijuar.

“Unë isha atëherë nxënëse në vit të dytë të shkollës së mesme dhe kishim koncert në Podujevë. Ai atë kohë ishte futbollist në Ballkan. Me një shok të gjeneratës tonë ai luante futboll për të rinjtë. Ne e pritshim autobusin për në Mushtisht dhe gjithmonë e pritshim nga Suhareka. Ai endej lart e poshtë para nesh. E ky shoku ynë na njoftoi më pas.

“Luli e mësoi orarin tim të autobusit dhe më priste”.

“Ne mbanim lidhjen të fshehur dhe e bëmë një fotografi bashkë dhe babai ma zuri fotografinë. Më bërtiti. Unë u bëra dhe, sepse më erdhi shumë keq nga babai që më tha ashtu. Më pas më pyeti se kush është ai djalë me të cilin jam në lidhje”.

“Kam gjetur shumë mbështetje dhe ngrohtësi te familja e Lulit, sepse familjen time e kisha larg”./blic/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme