Nëna e komedianit Chris Rock ka reaguar pak kohë pas incidentit të famshëm në skenën e “Oscars”, ku Will Smith goditi me shuplakë djalin e saj.
Në një intervistë Rose Rock, është shprehur se shuplaka nuk lëndoi vetëm djalin e saj, por edhe atë vetë. “Kur ai goditi Chris, na goditi ne të gjithëve. Ai në të vërtetë më goditi edhe mua”, tha Rose Rock.
Ndërkohë kujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënien e flokëve.
Bëjmë me dije se pas shuplakës, aktorit amerikan i është ndaluar pjesëmarrja në ndarjen e Çmimit Oscar dhe në ngjarje të tjera të Akademisë amerikane të Filmit për dhjetë vjet./gsh/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...