Getoar Selimi është një nga reperët më të dashur të publikut.
Por, në biografinë e tij nëse vetëm një herë vizitojmë profilin e tij në Instagram, potencohet se ai është dhe “stilist mode”.
Për shijen e tij, nuk ka dyshime, por pak dyshime ka edhe për koston që ai shpenzon për t’u dukur bukur.
Spikati dukja e tij në dasëm gjatë verës, kur ai i dha fund beqarisë me bukuroshen Marina Vjollca. Si gjithmonë, Geti tentoi të rrëmbejë vëmendjen dhe për dukjen e tij kaloi një javë në Milano në kërkim të veshjeve që ai i dëshironte.
Geti u shfaq me këpucë të kuqe në të zezë Dandelion Patent Degrade nga Louboutin në vlerë prej 675 eurosh.
Dukja e tij serioze, suita dhe pantallonat janë të Philipp Plein, ku vetëm pjesa lart i kushtoi 1598 euro, kurse pantallonat hiç më pak se 598 euro, duke kompletuar veshjen e tij në mbi 2 mijë euro.
Getin e shohim në secilën performancë me akcesorë të shtrenjtë. Zingjiri i tij Versace Medusa Triple kusthon jo më pak se 1600 euro.
Geasy njihet si adhurues i madh i brendit Givenchy dhe një fanellë e fundit e tij nga Givenchy ka koston e hiç më pak se 829 euro.
Në një nga klipet e tij reperi spikati me pallton e tij që reflektoi plot luks. E tillë është, plot luks, pasi pallto e stilit të barokut me kapelë nga Versace kushton 1995 euro.
Shijen e tij Geasy e tregon edhe dimrit, ku të ftohtin e kalon plot stil. Ai para pak ditësh u shfaq me xhaketën e tij të re nga DSquared në vlerë prej hiç më pak se 1650 eurosh.
Sensin e tij për këmishat e shtrenjta Geasy nuk heziton ta tregojë në klipe. Ai në klipin “Bisha me dy Koka” shfaqet me një këmishë Kuq e Zi që është e brendit Valentino e llojit Buffalo nga pambuku që kushton 1659 euro – pra një këmishë, sa i gjithë videoklipi.
Nuk mbaron këtu sensi i shpenzimeve të Getit në veshjen e tij. Ai në klipin MMV spikati me një mini fund të Givenchyt në vlerë prej 675 në formë pikadoje, teksa këpucët e rrafshëta të lëkurës me një yll të printuar kanë kosto prej 575 eurosh.
“Artist, fashionist”, e cilëson veten Getoar Selimi në një nga këngët e tij dhe kjo mund të thuhet me plot të drejtë, por me xhep të shterrur sigurisht. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...