Dalja nëpër kinema e filmit të ri James Bond, është shtyrë sërish. Premiera e No Time To Die, ishte shtyrë më herët nga prilli në nëntor për shkak të pandemisë.
Shfaqja e tij është shtyrë tani sërish për në 2 prill të vitit 2021 në mënyrë që ai të mund të shihet nga një audiencë botërore në salla kinemaje – thuhej në faqen e internetit të filmit.
“Ne e kuptojmë se shtyrja do të zhgënjejë shumë fansa, por ne me zor presim ta ndajmë me ju No Time To Die vitin e ardhshëm”.
No Time to Die, pritet të jetë edhe filmi i fundit i Daniel Craig në petkat e agjentit sekret britanik. Filmi i fundit i serisë Bond, Spectre, mblodhi thuajse 900 milionë dollarë të ardhura në kinematë e gjithë botës në 2015./tch
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...