Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid 19, dhe si pasojë e gjendjes së tij të rënduar është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.
Mësohet se Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.
Qamili tashmë ndodhet në terapi intensive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit COVID1.
Këngëtari 57-vjeçar nuk dihet nëse vuan nga sëmundje shoqëruese që mund të kenë çuar në përkeqësimin e tij, ndërkohë që lutjet e të gjithë artdashësve janë që ai ta fitojë sa më parë betejën me sëmundjen.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...