Shtetet kualifikuese nga nata e dytë për finalen e ‘Eurovision 2018’

23:46 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Është mbajtur edhe nata e dytë gjysmë finale e festivalit Eurovision.

Ishin 18 shtete pjesëmarrëse në këtë gjysmë finale ndërsa 10 prej tyre u kualifikuan për në finale, shkruan arbresh.info.

Shtetet që u kualifikuan për finale janë: Moldavia, Hungaria, Serbia, Suedia, Ukraina, Australia, Danimarka, Norvegjia, Sllovenia, Holanda dhe Italia.

Ky edicion i Eurovision pritet të jetë i veçantë për shqiptarët pasi për herë të parë këtë vit janë tre shqiptar që përfaqësojnë shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në finale, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë.

Nata finale e Eurovision do të mbahet me 12 maj ndërsa pritet të performojn 26 shtetet pjesëmarrëse./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme