Ëndrra amerikane e familjes britanike.
Kjo është shtëpia që përflitet se do të jetë rezidenca e Wayne Rooney-t kur sulmuesi anglez të transferohet në Uashington për të luajtur në kampionatin amerikan me skuadrën e qytetit, DC United.
E sikur të mos mjaftonte luksi, fqinjët e tij më të afërt do të jenë as më pak e as më shumë Barack Obama dhe Ivanka Trum.
32-vjeçari me shumë mundësi të kalojë Atlantikun pas vetëm një viti tek Everton, klubi ku nisi karrierën, ku u transferua verën e kaluar nga Manchester United.
Bashkë me të do të lëvizin edhe bashkëshorjt Coleen, si dhe fëmijët Kai, Klay dhe Kit dhe i sapolinduri Cass. Ronney do të fitojë 405 mijë dollarë amerikanë në javë në Uashington dhe mund t’ia lejojë vetes këtë shtëpi, e cila ka 7 dhoma, 9 tualete, sallë kinemaje dhe qilar vere. Çmimi i saj në treg vlerësohet të jetë 5,6 milionë dollarë.
Ndryshe nga yje të tjerë të futbollit që kanë zgjedhur të luajnë te Los Angeles Galaxy, familja Rooney do të ketë pranë aktorë e këngëtarë, por elitën politike amerikane.tch
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...