Zjarret në Kaliforni po vazhdojnë shkaktojnë viktima dhe dëme të shumta.
Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus përmes një njoftimi në “Twitter” ka bërë të ditur se shtëpia e saj është shkatërruar, shkruan lajmi.net.
“BBC” njofton se i fejuari i këngëtares, Liam Hemsworth e largoi atë nga zjarri, por Miley zbulon se shtëpia e saj nuk ekziston më.
“Të shkatërruar plotësisht nga zjarret që prekin komunitetin tim. Unë jam një nga ata me fat”, shkruante ajo. Kafshët dhe dashuria e jetës sime dolën të sigurt dhe kjo ka rëndësi në këto momente. Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet që kam ndarë me familjen dhe shoqërinë qëndrojnë të forta. Jam falënderuese për këtë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që nga këto zjarre iu dogj edhe shtëpia e Gerard Butler, kurse shumë prej emrave të njohur që jetojnë në vendin ku janë përhapur zjarret janë evakuuar.
Lexohet përmbajta e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BB...
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër v...
Vullneti dhe Drenusha ironizojnë me situatën e krijuar pas ‘...
Kur bën ftohtë papritur – çfarë i ndodh trupit dhe këshillat...
Kurti takon medalistët olimpikë të xhudos, thekson mbështetj...
Kush është i riu nga Mirdita që u ekzekutua në Vlorë