Serena Williams ka pozuar nudo në kopertinën e Vanity Fair, dhe ka folur për momentin e mosbesimit kur mësoi se ishte shtatzënë.
Ylli botëror i tenisit e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, shfaqet në kopertinën e revistës amerikane, në një foto që ngjan shumë me atë të Demi Moore shtatzënë në 1991.
Ajo rrëfeu për revistën se zbuloi që ishte shtatzënë kur ndjeku ndryshime fizike një javë para fillimit të Australian Open në janar. Ajo mori një test shtatzanie pasi u nxit dhe nga miqtë, por nuk e kontrolloi deri një orë më pas pasi nuk besonte se mund të ishte shtatzënë. Por kur pa rezultatet ajo thotë “e pashë dy herë dhe mu drodh zemra”.
“Oh Zoti im, nuk mund të ndodhë, më duhet të luaj në turne. Si do të luaj unë në Australian Open? Kam plane për të fituar Wimbledon këtë vit”, ka thënë Serena. Dhe për tu siguruar për shtatzaninë bleu dhe pesë teste të tjera të cilat gjithashtu rezultuan pozitive. Ajo është e fejuar me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...