Dy çifte të njohur të skenës do t’i japin fund beqarisë së tyre në muajin shtator.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe showmeni Bes Kallaku kanë vendosur të martohen më 1 shtator 2017, në po të njëjtën datë që këtë vit festohet festa e Kurban Bajramit.
Ata kanë organizuar ceremoninë e tyre martesore në Tiranë, një dasmë ku do të jenë shumë të ftuar, dhe qindra fytyra të njohura publike, shkruan Telegrafi.
Një dasmë klasike, me muzikë dhe dekor është përzgjedhja që Xhensila dhe Besi kanë bërë për datën e tyre më të rëndësishme, ndërsa përmes rrjeteve sociale, janë prezantuar edhe ftesat e kësaj dasme.
Kjo është ftesa për dasmën e Xhensilës dhe Besit.
Vetëm nëntë ditë më pas, më datë 10 shtator kanë rezervuar dasmën e tyre në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, dasmën e tyre edhe çifti tjetër i shumëpërfolur i showbizit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.
Çifti në fjalë do t’i përshtaten tërësisht tradicionales, duke organizuar një ceremoni për Marinën gjatë ditës në tiranë, ndërsa krushqit do të nisen nga Kosova për ta marrë nuse.
Edhe në dasmën e Getit dhe të Marinës do të ketë shumë të ftuar VIP.
Këto dy dasma do të jenë ndër më të përfolurat e vitit, ndërsa muajin e kaluar, edhe këngëtarja Orinda Huta dhe Turjan Hyska i dhanë fund beqarisë, në një ceremoni madhështore, e cila ishte e shumë komentuar nga mediat dhe publiku.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...