Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej disa vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tashmë po shijon çdo moment me bashkëshortin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, me të cilin është në pritje të fëmijës së parë së bashku, shkruan portali arbresh.info
Derisa është në muajt e fundit, bukuroshja shqiptare ka zgjedhur që të realizoj një fotosesion të ri – si një kujtim të bukur nga shtatzënia.
Së fundmi, Afërdita me bashkëshortin, hokeistin çek Jakub Kindl, kanë realizuar një set të veçantë fotografik në muajt e fundit të shtatzënisë së modeles.
Ka qenë vet Dreshaj ajo e cila ka publikuar në InstaStory këtë imazh të çiftit, i cili është realizuar për kopertinën e një reviste në Shqipëri.
Afërdita dhe hokeisti çek ndërkohë prej vitesh janë së bashku, gjersa u martuan në qershor të vitit 2018. / arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...