Shqiptari mahnit me zërin e tij “The Voice France”

00:31 | 22 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Shqiptari Gjon Muahrremaj ka mahnitur me zërin e tij ‘The Voice France’.

Ai ka lindur në Francë, por është djalë i dy prindërve shqiptarë, babai nga Kosova dhe nëna e tij nga Tirana. Gjoni flet mjaft mirë shqip. 8 vite më parë Gjon Muahrremaj mahniti jurinë e “Albania’s Got Talent” me zërin e tij teksa këndonte një prej baladave më të dashura franceze të Lara Fabian, ‘Je t’aime’.

“The Voice France” për mua është një eksperiencë e re pasi edhe pse kam bërë televizion kur isha fëmijë, nuk është e njëjta gjë pasi tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj. Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë.’ është shprehur ai për Top Awords.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme