Me fillimin e shtatorit filloi viti i ri shkollor gati në të gjitha shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket numrit të nxënësve ka një rënie të theksuar të nxënësve në të gjitha vendet.
Në Shqipëri ka rënie për 8 mijë nxënës më pak në krahasim me vitin e kaluar. Një rënie gati e ngjajshme është regjistruar edhe në Serbi, edhe ate mbi 6 mijë nxënës më pak. Ndërsa shifra shqetësuese janë edhe në Maqedoni. Ky trend po ndodhë për shkak të emigrimit drastik të popullatës.
Por si janë shifrat e nxënësve në këto vende dhe se sipas kalkulimeve Serbia prinë me numrin më të madh të nxënësve, më pas vijon Kosova, pas saj Shqipëria dhe në fund Maqedonia.
Por, në aspektin etnik, shqiptarët në rajon kanë numrin më të madh të nxënësve, duke përfshirë shtetet ku jetojnë, përcjellë INA.
Në Shqipëri Janë afro 386 mijë nxënës që nisën vitin shkollor këtë të hënë, 24 mijë prej tyre në klasë të parë. Ndërsa në sistemin 9-vjeçar janë gjithsej 272 mijë nxënës. Në gjimnaz janë 90 mijë nxënës në të gjithë territorin e Republikës.
Në Maqedoni vitin e ri shkollor e filluan 280 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, prej të cilëve 20 mijë në klasë të parë. 188 mijë në arsimin fillor dhe pjesa tjetër në arsimin e mesëm. Mbi 30 për qind nga kjo shifër janë nxënës shqiptarë.
Në Kosovë në bankat shkollore sivjet janë ulur mbi 400 mijë nxënës, 36 mijë prej tyre në klasë të parë. Nga numri i përgjithshëm, 295 mijë nxënës filluan mësimin në shkollat fillore dhe rreth 106 mijë në shkollat e mesme.
Në Serbi viti e ri shkollor e filluan 790 mijë nxënës, prej të cilëve 63 mijë në klasë të parë.
Nga kjo shifër në Luginën e Preshevës janë mbi 7 mijë nxënës, prej të cilëve rreth 5 mijë në shkollat fillore dhe mbi 2 mijë në ato të mesme. Vendet e Ballkanit në total po përballen me tkurrjen e vazhdueshme të popullsisë, si pasojë e shkallës së ulët të natalitetit, por faktori kryesor është emigrimi.
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...